Fqinja e Ukrainës, Sllovakia, ka hedhur poshtë propozimin për të strehuar të gjithë qytetarët rusë që largohen nga vendi për shkak të urdhrit të mobilizimit. “Sllovakia do të vlerësojë çdo rast”, tha dje zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Juraj Tomaga.

Sllovakia në parim lëshon viza për arsye humanitare, por nuk ka një rregull të qartë sipas të cilit kundërshtimi i urdhrave të mobilizimit mund të jetë një arsye e mjaftueshme. Zëdhënësi tha se arsyeja pse disa qytetarë rusë mendojnë se Sllovakia po vonon qëllimisht lëshimin e vizave, jo vetëm për arsye humanitare, por gjithashtu, për qëllime studimi, ishte kryesisht për faktin se Rusia kishte reduktuar stafin e përfaqësive sllovake në Moskë dhe Shën Petërburg në një vendim të pabazuar.

Sipas tij, po aludohet një mosmarrëveshje diplomatike midis Sllovakisë dhe Rusisë. Në fund të marsit, Sllovakia dëboi 35 punonjës të ambasadës ruse të dyshuar për spiunazh, ndaj të cilit Moska reagoi reciprokisht. Presidenti çek, Milos Zeman është distancuar nga qëndrimi i qeverisë çeke.

“Një person që largohet nga Rusia nuk është një rrezik sigurie për ne”, tha Zeman në një intervistë televizive. Ai tha se rusët që nuk duan të luftojnë në luftën e Ukrainës duhet të pranohen në të njëjtën mënyrë si refugjatët nga Ukraina.”Ata që ikin nga vendi i tyre sepse nuk duan të përmbushin detyrimet ndaj shtetit të tyre, nuk i përmbushin kushtet për dhënien e vizës humanitare”, tha ministri i Jashtëm çek, Jan Lipavsky./ atsh/

Share.