Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e tha në Kuvend që dyshon se ka një marrëveshje sekrete të gatshme Kosovë-Serbi, dhe jo vetëm në Kuvend por e ka refren që përsëritet shpesh e së fundi edhe në revistën The Economist, se ekziston një marrëveshje e tillë e cila pritet vetëm të nënshkruhet nga të dyja palët. Kjo u mohua nga SHBA’ja e tani edhe nga BE’ja, e emisari i bllokut europian Lajcak, shkruan Gazeta Metro.

Lajcak po thotë se këto janë spekulime dhe se ai nuk e ka parë e nuk ka dëgjuar asnjëherë për një marrëveshje të tillë sekrete mes dy shteteve.

“Nuk dua të spekuloj, unë kurrë nuk e bëj këtë. Unë nuk kam parë një marrëveshje të tillë dhe askush nuk më ka thënë se ka një marrëveshje të tillë. Unë punoj me fakte, ne kemi një agjendë të qartë përpara, kemi një dialog, e dimë se cili është qëllimi ynë, kështu që ua lë spekulimet tjerëve”, tha Lajcak në Rubikon të Klan Kosovës.

Emisari i BE-së për dialogun ka treguar nëse do të ketë masa nga Bashkimi Evropian kundrejt Serbisë e cila po e vazhdon kampanjën e saj për ç’njohje të pavarësisë së Kosovës.

“Bashkimi Evropian e ka bërë shumë të qartë se pret nga të dyja palët të përmbahen nga çdo aktivitet i cili ka potencial ta përkeqësojë atmosferën. Ne duam ta krijojmë një atmosferë të favorshme për një rezultat pozitiv të dialogut dhe këto janë pritshmëritë tona”. Tv Malisheva

Share.