Florjan Smakiqi edhe zyrtarisht do ta vazhdojë karrierën te klubi nga Skënderaj, Drenica.

Smakiqi që ka qenë deri më tani “gardian” i Feronikelit, ka nënshkruar me rivalin lokal të “Xehtarëve”, Drenicën.

Ish-portieri i Kosovës U21 ka qenë ndër portierët më të mirë në Kosovë në vitet e fundit, por problemet financiare te Feronikeli bën që ai të ndryshojë ambient.

Përpos Drenicës, Smakiqi ka qenë në bisedime edhe me disa klube tjera të elitës së futbollit kosovar.

Smakiqi ishte në bisedime edhe me Ulpianën, por që marrëveshja mes palëve nuk u arrit.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vetë Smakiqi.

“Kam nënshkruar zyrtarisht me Drenicën. Në bisedime kam qenë edhe me Ulpianën, Ballkanin dhe disa klube tjera, por marrëveshje nuk kemi arritur për arsye financiare”, deklaroi të shtunën Florjan Smakiqi.

Këtë edicion, portieri drenicas u paraqit në 18 ndeshje në Superligën e Kosovës me Feronikelin./TV Malisheva

Share.