Presidenti rus, Vladimir Putin ka mbështetur planet për të dërguar luftëtarë vullnetarë në Ukrainë.

Putin, duke folur në një takim të këshillit rus të sigurisë, tha se ata që donin të dilnin vullnetarë për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia, duhet të lejohen, shkruan BBC.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu tha se kishte 16,000 vullnetarë në Lindjen e Mesme që ishin gati të vinin për të luftuar me forcat e mbështetura nga Rusia.

Pushtimi rus i Ukrainës tashmë ka hyrë në javën e tretë dhe deri tash janë raportuar mijëra të vrarë, përfshirë edhe shumë civilë.

/TV Malisheva

Share.