Ballkani e ka fituar kryendeshjen e javës së 13-të në Superligën e Kosovës.
Skuadra e Ismet Munishit arriti ta mposhtë Feronikelin me rezultat 0:2 në Drenas
Ndeshjen në fjalë e ka komentuar edhe trajneri i mirënjohur kosovar Bylbyl Sokoli.
“Ballkani është duke bërë një lojë shumë të bukur, e kam thënë edhe më herët se jam tifoz i tyre këtë edicion”, ka thënë fillimisht Sokoli në ‘Dueli Sportiv’.
“Kanë krijuar një kolektiv të fuqishëm. Nuk kam parë kurrë një skuadër që mbrohet kaq mirë”, vlerësoi Sokoli.
“Sa i përket Feronikelit, kam besim te trajneri i ri, dhe besoj se do t’i kthehet rezultateve”, potencoi ish-trajneri i Prishtinës.