Juan Mata ishte heroi i Manchester United në mbrëmjen e së mërkurës në ndeshjen në FA Kupë ndaj Ëolves në Oldd Trafford.
Mesfushori spanjoll arriti ta shënoj golin e fitores, gol ky që gjithashtu i siguroi kualifikimin në raundin tjetër skuadrës së tij në këtë kompeticion.
Gjatë kësaj ndeshje Mata pranoi një letër me udhëzime nga trajneri i tij, Ole Gunnar Solskjaer, duke i kërkuar atij të bëjë një ndryshim në sistemin e tij të ndeshjes.
I pyetur pas ndeshjes, se çfarë shënonte në atë letër, Mata me shaka u përgjigj se trajneri i kishte kërkuar të blejë pak bukë dhe qumësht.
Mirëpo është vet trajneri i United, ai i cili ka treguar se çfarë i ka shkruar në atë letër, të cilën ia dorëzoi Matas.
Solskjaer pohoi se në atë letër e kishte udhëzuar Matan që të ndërojë krahët me Dan James./TV Malisheva /