Heung-min Son e përfundon me sukses misionin e tij në bazën e marinës në ishullin e Jeju në Korenë e Jugut.
Pas 3 javësh shërbim me forcat e armatosura detare sulmuesi i Tottenham do të kthehet në Angli aty ku klubi i tij Tottenham Hotspur po e pret krahëhapur.
Sulmuesi koreano-jugor nuk mund të shmangte shërbimin e detyrueshëm ushtarak, i cili është 18 muaj, por u favorizua nga fakti se fitoi medaljen e artë me kombëtaren e tij në Lojërat Aziatike.
Son gjatë shërbimit, ka ndjekur disiplinë të rreptë, që nga oraret, deri te mënyra e stërvitjes.
Ai ka bërë ngjitje malore, ecje të gjata, vrapime, teste simultane të luftës, si dhe ka mësuar të gjuajë me armë. Gjithçka e ka bërë më së miri dhe Son është dekoruar si ushtaraku më i mirë i njësisë së tij. Sulmuesi i Tottenham bëri një foto me përshëndetje “gati-tu” kur u largua nga ushtria./ Tv Malisheva