Në Kosovë sonte do të arrijnë rreth 55 mijë vaksina nga kontrata me Pfizer.

Lajmin  e ka konfirmuar Ministria e Shëndetësisë.

“Përveç atyre që janë në stok, Kosova do të marr edhe sonte rreth 55 mija vaksina të tjera nga kontrata me Pfizer”, thuhet në konfirmimin e MSH-së.

Numri i rasteve të reja me COVID-19 në vendin tonë po rritet dita e ditës dhe interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar është rritur.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke folur rreth mungesës së termineve online për vaksinim kundër COVID-19 tha se terminet për vaksinim bëhen në bazë të sasisë që kanë në stoqe./TV Malisheva

Share.