Sonte nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19 nga Komuna e Malishevës, përderisa testet e bëra të ditës së sotme kanë rezultuar negative. Kjo është konfirmuar nga komunikimi zyrtar i Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Bazuar në këtë komunikim, janë bërë dy teste për COVID-19 dhe të dy testet kanë rezultuar negative.

Lehtësimi i masave për punë dhe kufizim të lëvizjes, ka shtuar në masë të madhe lëvizjen e qytetarëve dhe me këtë rast, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës me COVID-19, apelon tek qytetarët që në përpikëri ti zbatojnë masat dhe rekomandimet e IKSHP-së, për mbajtje të distancës, mbajtjen e pajisjeve mbrojtëse, dhe masat tjera, në mënyrë që të mos përhapet ky virus dhe të përfundoj kjo betejë shëndetësore, të cilën mund ta mundim përmes zbatimit të masave të kujdesit të shtuar.

Share.