Sonte duke filluar nga ora 20:00, në TVMalisheva, mund të ndiqni bisedën me Hysni Gashin, djalë sharaxhie , pa shtëpi . Djalë që mbeti rrugëve duke bredhur, pa prindër. Shkollimin fillor e ka kryer në bokat e Devës, pa laps, pa letër, pa mësues, duke i kullotur bagëtinë. Në rrasa e gurë mësoi të shkruaj, duke mbajtur në xhep një gërithës në vend të lapsit. Një shtegëtar duke shtegëtuar nga vendi në vend nga koha në kohë. Asnjëherë nuk munden të përmbysin lundrën e tij shtegëtuese me të cilën ja doli, asnjëherë nuk mundën të përmbysin idealin e tij liridashës të cilin e mbrojti me fanatizëm. Sot e kemi një plak 86 vjeçar i mbushur me një milion përvoja, me dije. Personalitet që ka çka të na rrëfen
……
Për këto dhe shumë tjera së bashku në TV Malisheva nga ora 20:00.