Kompania e analizave të tregut “Gamingsmart” tha në një raport se në fund të dhjetorit, pothuajse dy të tretat e tregut i përkisnin “Sony PlayStation 5”.

“Sony Panasonic” shiti 4.48 milion kopje të konsolës, krahasuar me 2.4 milion të serisë X të “X-Box”. Në pothuajse të gjitha 167 vendet e analizuara, “Sony” tejkaloi “Microsoft” (më saktësisht, në 155 vende).

Sidoqoftë, “Microsoft” ka pushtuar tregun në Shtetet e Bashkuara dhe Kinë. Në Amerikë raporti është 50.18 përqind me 49.82 përqind, dhe në Kinë me 62.27 përqind kundrejt 37.73 përqind./TV Malisheva

Share.