Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 12 persona, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga kontaktet në terren.

Rastet e sotme të regjistruara me covid-19 në Malishevë, janë nga këto vendbanime: nga 2 raste në Balincë dhe Kijevë, dhe nga 1 në rast në Damanek, Llazicë, Mleqan dhe Tërpezë e Poshtme.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 457 raste, prej tyre 338 janë shëruar, 28 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 91 persona. /TV Malisheva

Share.