Në 24 orët e fundit, në Malishevë, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kjo është konfirmuara nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

 Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3503 raste, prej tyre 3402 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 15 raste.

/TV Malisheva

Share.