Sot në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 21 persona, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 2760 persona, prej tyre 2654 janë shëruar, 84 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 22 persona.

Sqarim: në publikimin e IKSHPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nga një lëshim teknik janë regjistruar 2 raste të reja me covid në Malishevë, por pas kontaktit, është vërtetuar ata janë nga dy komuna tjera (Lipjan dhe Gjilan) dhe për të njëjtit është njoftuar Qendra Operative Emergjente në nivel qendrorë, për përmirësimin e këtij lëshimi. /TV Malisheva

Share.