Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 4 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 3 raste të reja.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 3552 raste, prej tyre 3410 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 56 raste.
/TV Malisheva