Sot në territorin e Komunës së Malishevës, shtatë persona janë shëruar dhe është regjistruar një rast i ri me covid-19. Këto të dhëna të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Institutin Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 521 persona, prej tyre 426 janë shëruar, 32 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 63 persona./TV Malisheva