Malishevë, 9 gusht
Sot nuk është regjistruar asnjë rast i ri i prekur me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtar me Komunën e Malishevës dhe në publikimin e rezultateve të analizave të testeve për covid, nga IKSHPK.
Pavarësisht se nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid, shtabi komunal emergjent, ju bën thirrje qytetarëve, që të zbatojnë në përpikëri të gjitha rekomandimet dhe masat e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend.
Situata me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës, pavarësisht rasteve, vazhdon të mbetet në kontroll, por është i domosdoshëm zbatimi i masave mbrojtëse.

Share.