Sot nuk është regjistruar asnjë një rast i ri me covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës. Kjo është konfirmuar në komunikimin e rregullt të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) me Komunën e Malishevës.
Numri i rasteve aktive është 7.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është si vijon: Nga data 14 mars e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 254 raste, prej tyre 223 janë shëruar, 24 kanë vdekur, ndërsa 7 persona vazhdojnë të jenë aktiv.