Me rastin e 21-Vjetorit të rënies në fush të nderit të Dëshmorëve Adem e Hajriz Morina dhe Sadri Gashi nga Vërmica,në Drenovc të Malishevës, ndjej obligim njerzor t’i ripostoj biografit e shkurtura për dy dëshmoret Morina, shkruar vite më parë. Ata nuk janë vetëm të familjes Morina, as të Drenovcit e Vërmicës, por u flijuan për çështjen kombëtare duke marrë ndihma për mi ndihmuar banorët e fshatrave me rrethin, dhe ata i takojnë tërë kombit shqiptarë!
Për këtë fletë edhe shkrimi i skalitur në Lapidarin e DËSHMORËVE : “NE RAMË PËR TË JETUAR JU TË LIRË” Mësuesi Adem Morina u lind më 04.07.1958 në Drenoc të Malishevës, si nxënës i fillores tregoi sukses mjaft të mirë.
Dëshira e tij ishte që të vazhdojë shkollimin e mëtejmë dhe përkundër vështirësive ekonomike që kishte familja e tij, ai u regjistrua në Qendrën Shkollore në Kijevë, të cilën e kreu po ashtu me sukses të mirë. Mësuesi Adem qysh si nxënës i fillores dhe gjatë kohës sa ishte në shkollën e mesme u mor me leximin e shumë librave, të cilat e pasuruan me ndjenjën kombëtare dhe të atdhedashurisë. Mësuesi Adem Morina shkollimin e tij e vazhdoi duke u regjistruar ne shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizeren, të cilën e kreu në afatin e caktuar. Qysh nga mosha rinore e kishte në shpirt profesionin e mësuesit . Kjo dëshirë ju realizua, dhe shih për këtë ai punoi në shumë shkolla të Llapushës dhe më vonë u vendos në shkollën fillore “Bajram Curri” të fshatit të tij të lindjes. U dallua si edukator i mirë, duke i edukuar brezat e rinj me ndjenja të larta të atdhedashurisë, bujarisë e krenarisë kombëtare. Mësuesi Adem Morina rrjedh nga një familje që për traditë kishte bujarinë dhe dashurinë ndaj atdheut.
Keto virtyte mësuesit i dhanë frymëzim për t’u përballur me pushtuesin shekullor të sllavëve të jugut. Gjatë shkollimit të tij u dallua si pjesëmarrës dhe organizator i shumë protestave dhe demonstratave të vitit 1981, duke i vazhduar ato deri në vitin 1997. Gjatë viteve të 90-ta, mësuesi Adem u angazhua edhe në aksionin gjithkombëtar për pajtimin e gjaqëve dhe ngatërresave… Dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në mënyrë publike, mësuesin Adem vital dhe ambicioz e gëzoi pa masë, duke i dhënë atij frymëzim dhe ndër. Ndër të parët e fshatit të tij u rreshtua në radhët e UÇK-së, ku thoshte: “Liria e Kosovës është e sigurtë, pasi tani kemi Ushtrin tonë”! Në qershor të vitit 1998 u kyq në Njësitin “ÇELIKU” 5. Gjatë kësaj kohe mësuesi Adem u dallua sidomos në inkuadrimin e të rinjëve në radhët e UÇK-së. Një meritë të veçant e ka pasur edhe për organizimin e vullnetarëve për të shkuar e sjellur armatim nga shteti Amë.
Mësuesi Adem Morina me tërë qenien e tij ishte vënë në shërbim të popullit dhe të atdheut. Më 24 gusht të vitit 1998, ai bashkë me luftëtarin e pandashëm, Hajriz Morinen, Mustaf Krasniqi e shumë shokë tjerë, ishin duke sjellur ushqim për bashkëfshatarët e tyre. Mirepo, armiku nga pozicionet e tij, me mjetet e rënda luftarake që i kishte në dispozicion si me granatime e snajperka e shumë mjete tjera luftarake, filloj gjuajtjet në drejtim të atdhedashësve. Aty ra në altarin e lirisë mësuesi Adem Morina e Hajriz Morina. Tani eshtrat e tij prehen në varrezat e Dëshmorëve të Kombit në Malishevë. Adem Morina fitoj pavdeksinë në momentet e rënjës gjatë kryerjes së detyrës fisnike në shërbim të Kauzës Kombëtare. Por amaneti i tij ishte që Lufta Çlirimtare të vazhdohet deri në piken e fundit të gjakut shqiptarë, dhe ja që amaneti i Dëshmorëve Adem Morina, Hajriz Morina e shumë Deshmorve tjerë u bë realitet. LAVDI, LAVDI, LAVDI…
Hajriz Haxhi Morina ishte i lindur më 31.07.1973 në Drenovc të Malishevës. Shkollimin fillor e kreu në vendlindje në shkollën fillore “Bajram Curri” me sukses të shkëlqyer, pastaj gjimnazin në Malishevë në shkollën “Abdyl Frashëri” po me sukses të shkëlqyer. Mësimdhënsit mbajnë kujtime të mira për Hajrizin, i cili nuk ishte ngucakeq as pasiv, por gjithmonë aktiv në kërkim të dijës për zhillimin e njohurive të reja. Pastaj regjistron fakultetin e bujqësisë në Prishtinë. Duke qenë zhvillimet politike në vendin tonë jo stabile dhe me tensione, ai nuk ndejti duarkryq, por ishte aktiv që në moshë të re nëpër protesta të fillimit të viteve 90-ta, e në vazhdimësi si i ri me aktivet lokale në interes të ҫështjes kombëtare. Duke vijuar studimet në Prishtinë, në skenë ishte dalur UҪK-ja, priti momentet e inkuadrimit sa më shpejtë në radhet e Ҫlirimtarëve. Dhe pas formimit të njësitit “Ҫeliku” 5 në fshatin tonë ju bashkua menjëher, dhe që në nisjen e parë në shtetin Amë-Shqipërinë për furnizim me armatim “Ҫeliku” 5, aj u nis dhe gjatë rrugës në Shqipëri e gjatë kthimit nga Shqipëria shokët e kujtojnë si besnik, bashkëpunues e i gatshëm për ҫdo sfidë të papritur e të pritur. Pas kthimit nga Shqipëria veprimtarinë ushtarake e zhvilloj në fshat, e aty ku ishin kërkesat për të intervenuar, dhe gjithëher duke respektuar hirarkin ushtarake. Më 24 gusht të vitit 1998, reth ores 17:00 ai bashkë me luftëtarin e pandashëm mësuesin Adem Morina.