Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, ndërsa nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është pesë raste.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga data 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 251 raste, prej tyre 222 janë shëruar, 24 kanë vdekur dhe 5 raste janë aktiv. /TV Malisheva

Share.