Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar dy persona të cilët kanë qenë të prekur me Covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt të Komunës së Malishevës, me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK).
Rastet e shërimit të personave vijnë nga fshatrat Drenoc dhe Bellanicë, ndërsa raste e reja vijnë nga fshatrat Drenoc dhe Turjakë.
Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është si vijon: Të prekur me covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 305 persona, prej tyre 248 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe aktiv janë edhe 32 persona./TV Malisheva