Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19.
Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Bazuar në këto të dhëna, gjendja aktuale me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3472 raste, prej tyre 3384 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 2 raste.
/TV Malisheva