Mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, si dhe kërkesës nga drejtoria për administratë të përgjithshme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nxjerri Aktvendimin për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Integritetit  të Komunës së Malishevës 2022-2026.

Koordinatori për hartimin e Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, mbajti takimin  e parë me anëtarët e grupit të cilët vijnë nga drejtoritë dhe sektorët e administratës komunale, ku u diskutua   modeli i draftplanit të integriteti dhe u caktua, që në pjesën e fundit të muajit qershor të mbahet takimi i dytë dhe të  kaloi për konsultim publik ky dokument si dhe të organizohen tri konsultime publike, para se të dergohet për KPF dhe Kuvend.

/TV Malisheva

Share.