Komuna e Malishevës ka mbajtur sot një debat publik për të prezantuar draft-hartën zonale të kësaj komune, dokument i cili u tha se është i rëndësishëm për zhvillimin e kësaj komune.
Para Kryetarit të Komunës dhe bordit të drejtorëve të Komunës së Malishevës u prezantua draft-harta zonale, e për të cilën u tha se është dokumenti më i rëndësishëm pas planit zhvillimor komunal.
Harta zonale e Komunës së Malishevës është realizuar në bashkëfinancim nga komuna dhe nga GIZ-gjerman.
“Harta zonale siç e tha zyrtarja për planifikim, pas planit zhvillimor komunal është dokumenti më i rëndësishëm për zhvillimin e qytetit tonë po edhe të fshatrave.
Harta zonale është dokument multisektorial qe përcakton hollësisht llojin, destinimin, shfrytëzimin e planifikuar të hapësirës dhe masat e veprimit të cilat bazohen në kohëzgjatje dhe projeksione të arritshme të investimeve publike dhe private për të gjithë territorin e Komunës se Malishevës, për një periudhë së paku 8 vjeçare
Harta zonale përcakton kushtet zhvillimore dhe ndërtimore./TV Malisheva

Share.