Ka filluar hapja e rrugës për lagjen Behraj në fshatin Carrallukë të Komunës së Malishevës. Punimet në hapjen e kësaj rruge, sot i ka parë nga afër edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është takuar edhe me banorët.
Hapja e rrugës për këtë lagje është jetike për banorët, marrë parasysh edhe konfiguracion in e terrenit dhe ndërtimi i rrugës do të krijojë lehtësi në qarkullimin e tyre dhe jetesën në lagje.
“Ju uroj për rrugën e re, pasi hapja e saj është jetike për të gjithë banorët, dhe në si qeveri komunale jemi duke u munduar që të investojmë në vendet ku më së shumti nevojë “, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë bisedës me banorët.
Rruga është e gjatë rreth 500 metra dhe mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës./TV Malisheva

Share.