Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevë, një person është shëruar nga  covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri.

Kështu është konfirmuar nga ana e institucioneve përgjegjëse, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë në vitin e kaluar, e deri në 24 orët e fundit, me covid-19, gjithsejtë janë regjistruar 2762 raste, prej tyre 2670 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 7 persona.

Sqarim: Në raportin e sotëm të IKSHPK, gabimisht është regjistruar një rast i ri nga komuna jonë, ndërsa personi i njëjtë është nga Komuna e Fushë Kosovës.

Kjo është konfirmuar pas komunikimit nga ana e Shtabit  emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19, me personin në fjalë. /TV Malisheva

Share.