Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar katër raste të reja me Covid-19. Kështu është e bërë e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Rastet e ditës së sotme vijnë nga fshatrat, Carrallukë 2 raste, Mleqan 1 rast dhe Ngucat 1 rast, ndërsa numri i rasteve aktive në Komunën e Malishevës, është 24 raste.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: persona të prekur me Covid-19, nga fillimi i pandemisë e deri më sot, janë 294 raste, prej tyre 245 janë shëruar, 25 kanë vdekur dhe raste aktive janë 24.

“Qytetarë të Komunës së Malishevës, jemi dëshmitar të rritjes së vazhdueshme të rasteve me Covid-19 në tërë vendin, e gjithashtu edhe në komunën tonë ditëve të fundit janë rritur rastet, por situata është në kontroll dhe e menaxhueshme. Mirëpo, për të ruajtur këtë situatë dhe për të mos lejuar përhapjen e pakontrolluar të virusit, kërkojmë nga të gjithë, që të zbatojnë masat dhe rekomandimet e institucioneve tona shëndetësore. Zbatimi i masave mbetet arma e vetme e luftimit të pandemisë, prandaj, mbani maska, reduktoni lëvizjet, shmangni tubimet, mbani distancën e nevojshme sociale dhe pastroni duart në çdo mundësi që ju jepet, me qëllim të që të ruajmë shëndetin e të gjithëve”, ka thënë sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, në emër të shtabit komunal për menaxhimin e situatës pandemike në Komunën e Malishevës. /TV Malisheva

Share.