Sot në territorin e Komunës së Malishevës, janë shëruar katër persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, dhe janë regjistruar pesë raste të reja. Të dhënat janë të konfirmuara në komunikimin e rregullt me Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe në komunikimin me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 503 persona, prej tyre 389 janë shëruar, 30 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 84 persona./TV Malisheva 

Share.