Sot mbahet mbledhja e Komisionit për Arsim, ku diskutohet për reformën në arsim dhe aftësim profesional.
Komisioni, në kuadër të fushëveprimit dhe të përgjegjësive, i shqyrton të gjitha çështjet që lidhen me arsimin para universitar dhe universitar, shkencën, teknologjinë, inovacionin, kulturën, rininë dhe sportin në Kosovë.
Komisioni për Arsim diskuton me partnerë dhe donatorë në lidhje me qëndrimet e tyre për reformën në arsim dhe aftësim profesional.
Mbledhja e këtij Komisioni mbahet në orën 9:00, në Kuvendin e Kosovës, salla ( N204).
/TV Malisheva