Sot duke filluar nga ora 09:00, do të mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. Në paralajmërimin e Zyrës së Kryeministrit nuk janë treguar arsyet e mbledhjes së qeverisë.
Kujtojmë se gjatë të hënës dhe të martës, emisari i BE-së për dialogun Kosovës-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Kosovë, ku është takuar me përfaqësues të pozitës dhe opozitës për të diskutuar rreth draft-statutit për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
/TV Malisheva