Punonjësit e Lotarisë së Kosovës do të mbajnë sot një protestë duke filluar nga ora 11:00 para Qeverisë së Kosovës, me kërkesën për miratimin e ligjit për Lotarinë e Kosovës.

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës ka bërë të ditur se Qeveria e Kosovës u ka premtuar se do të gjejë një zgjidhje për punëtorët, por një premtim i tillë ende nuk është përmbushur.

“Punëtorët tanë momentalisht gjenden në një situatë të mjerueshme përderisa u bë një vit që s’kanë pranuar pagë, e sidomos në përballjen me luftimin e pandemisë COVID-19 që edhe më tepër e ka rënduar gjendjen e tyre. Gjithashtu paralajmërojmë se do të vazhdohet me protesta gjatë ditëve të punës deri në përmbushjen e kërkesës së punëtorëve të Lotarisë së Kosovës“, thuhet në komunikatë./TV Malisheva

Share.