Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me partnerët e saj, Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranën, organizon sot një “workshop” mbi bashkëpunimin rajonal.

Në këtë takim pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve vendore, partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë, ambasadorë e përfaqësues të tjerë nga ambasadat, si dhe biznese nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Ky “workshop” mbahet prej orës 10:00 në Hotel “International Prishtina” në kryeqytet.

Share.