Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 48 raste të reja të infektuara me këtë virus nga testimi i 2 mijë e 288 mostrave.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 5 persona nga COVID-19.

Deri tani numri i të infektuarve me këtë virus ka shkuar në 108 mijë e 513.

2 mijë e 266 persona kanë vdekur deri tani si pasojë e COVID-19./TV Malisheva

Postimi i plotë:

02 Gusht 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Nga 2.288 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.665.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 582.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!
__________________

 

Share.