Sot me fillim nga ora 18:00 stadiumi “Kukës Arena” do të jetë nikoqir i ndeshjes miqësore mes Kombëtares së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës në grupmoshat U19.

Kjo do të jetë miqësorja e parë vëllazërore mes këtyre dy kombëtareve, ndërsa e dyta do të zhvillohet dy ditë më vonë, respektivisht më 16 qershor.

Këto dy ndeshje do t’iu shërbejnë të rinjve të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës për t’u përgatitur sa më mirë për kualifikimet e Evropianit që zhvillohen në vjeshtë.

18:00 Shqipëria U19 – Kosova U19 (Stadiumi Kukës Arena)

/TV Malisheva

Share.