Sot në Komunën e Malishevës, janë regjistruar 4 të sheruar dhe 4 raste të reja me COVID-19.

Malishevë, 14 gusht

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në komunikimin zyrtarë me Komunën e Malishevës.

Rastet e reja të regjistruara me covid-19, janë nga këto vendbanime, 2 raste në Turjakë dhe 1 rast në Astrazup dhe 1 rast në Damanek.

Gjendja me COVID-19 në territorin e Komunës së Malishevës, është kjo: Me covid-19, deri më sot janë regjistruar 171 të prekur, prej tyre 115 persona janë shëruar, raste aktive janë 44, ndërsa 12 persona kanë vdekur.

Komuna e Malishevës, përkatësisht shtabi komunal emergjent, është duke vazhduar punën e tij, në monitorimin dhe menaxhimin e situatës me covid-19. Është duke u punuar 24 orë në ditë dhe në vazhdimësi mbikëqyren të gjitha rastet e prekura, duke ju ofruar edhe mbështetjen nevojshme varësisht nga situata dhe nevojat që kanë rastet e prekura apo familjet e tyre.

Qytetarëve ju bëhet thirrje që të vazhdojnë me zbatimin e rekomandimeve dhe vendimeve të organeve përgjegjëse shëndetësore të vendit. Mos dilni nga shtëpitë pa maska, mbani higjienën e nevojshme të duarve dhe shmanguni tubimeve./Tv Malisheva

Share.