Sot me fillim nga ora 10:00 në Kuvendin e Kosovës do të ketë seancë plenare, ku ndër të tjera do të diskutohet për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
Ndër të tjera do të diskutohet edhe për propozimin e GP-së së LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
Ky është rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
- Deklarimet jashtë rendit të ditës,
- Pyetjet parlamentare,
- Propozimi i GP të LVV-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare,
- Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-180 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit Nr. 06/L-048 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
- Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-211 për verëra,
- Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së rritjes së faturave të tatimit në pronë.
/TV Malisheva