Sot në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar tri raste të reja. Këto të dhëna janë konfirmuar në komunikim e rregullt të IKSHPK-së, IRSHP në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.

Në raportin e publikuar nga IKSHPK, ku raportohet se janë 5 raste nga Malisheva, në realitet janë 3 raste, kurse 2 raste janë persona aktiv, të cilët janë ritestuar dhe nuk janë raste të reja.

Gjendja e përgjithshme me covid -19 në Komunën e Malishevës, është kjo: deri më tani me covid-19 janë regjistruar 603 raste, prej tyre 493 janë shëruar, 36 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë 74 persona./TV Malisheva

 

Share.