Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 11 persona, ndërsa janë regjistruar edhe 9 raste të reja.

Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe përmes komunikimit me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 3712 raste, prej tyre 3489 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 136 raste.

/TV Malisheva

Share.