Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 27 persona janë shëruar nga Covid-19, ndërsa janë regjistruar 29 raste të reja.

Kjo është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me Covid-19 janë regjistruar 3325 raste, prej tyre 3064 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 176 raste.

/TV Malisheva

Share.