Sot në territorin e Komunës së Malishevës, 3 persona të cilët kanë qenë të prekur me covid-19, janë shëruar, 1 person ka vdekur dhe janë regjistruar 5 raste të reja.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe në komunikim me rastet në terren.
Rastet e reja vijnë nga këto vendbanime: 2 raste Llazicë dhe nga 1 rast në Plloqicë, Astrazup dhe Damanek.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës është kjo: Nga data 14 mars 2020, kur është paraqitur rasti i parë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 555 raste, prej tyre 479 janë shëruar, 35 kanë vdekur dhe aktiv me covid-19 janë edhe 41 raste.

Share.