Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 34 persona ndërsa janë regjistruar 2 raste të reja.
Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me covid-19 në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2753 raste, prej tyre 2571 janë shëruar, 83 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 99 persona. /TV Malisheva