Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 35 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 22 raste të reja. Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe
QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2664 raste, prej tyre 2162 janë shëruar, 72 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë dhe 430 persona. /TV Malisheva