Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nga covid-19 janë shëruar 5 persona, ndërsa janë regjistruar 8 raste të reja.

Kjo është e bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 2834 raste, prej tyre 2706 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 43 raste.

Share.