Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar edhe dy raste të reja.
Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 2823 raste, prej tyre 2696 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 42 raste./TV Malisheva