Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 6 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 5 raste të reja.
Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK-së dhe QKMF-së në Malishevës, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 4259 raste, prej tyre 4128 janë shëruar, 87 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë 44 raste.
/TV Malisheva