Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 9 persona janë shëruar nga covid-19, ndërsa janë regjistruar 4 raste të reja.

Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më tani me covid-19 janë regjistruar 3442 raste, prej tyre 3321 janë shëruar, 86 kanë vdekur dhe aktiv em covid janë edhe 35 raste.

/TV Malisheva

Share.