Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk është regjistruar asnjë rast i ri me covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësorë, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Deri më tani me covid-19 janë regjistruar 1111 raste, prej tyre 1041 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 18 persona./TV Malisheva