Bazuar në të dhënat zyrtare të institucioneve përgjegjëse shëndetësore në vend, në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, është regjistruar një rast i ri me covid-19.
Kështu është bërë e ditur nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.
Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 2764raste, prej tyre 2671 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe raste aktive me covid janë edhe 8. /TV Malisheva