Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 5 raste të reja me Covid-19 dhe numri i rasteve aktive është rritur në 31.

Kjo është bërë e ditur nga ana e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë, e po ashtu rastet janë të konfirmuara edhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga paraqitja e rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë, 2799 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me Covid-19 janë edhe 30 raste./TV Malisheva

Share.