Në Malishevë janë regjistruar 7 raste të reja në 24 orët e fundit, raporton TV Malisheva.

Kështu ka njoftuar komuna e Malishevës përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Malishevë është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2782 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 13 raste.

 

NJOFTIMI I PLOTË:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, janë regjistruar edhe 7 raste të reja me Covid-19. Kjo është konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent për menaxhimin e situatës me Covid-19, në Komunën e Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me Covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 2782 raste, prej tyre 2684 janë shëruar, 85 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 13 raste.

Në emër të shtabit emergjent komunal, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, apelon tek të gjithë qytetarët që të bëjnë kujdes të shtuar dhe të zbatojnë masat anti covid, e po ashtu të vaksinohen kundër covid-19, pasi kjo është mënyra e vetme e mbrojtjes ndaj këtij virusi.

Share.